Ndërlidhjet

Militantët pro-rusë dëbojnë 120 policë nga Donjecku


Një grup i armatosur prej më shumë se 100 personave ka rrethuar një sanatorium në qytetin e trazuar ukrainas të Donjeck, dhe ka kapur rreth 120 policë nga Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Raportet më 9 maj thanë se këta policë ishin duke e përdorur sanatoriumin si një kazermë, kur ai ishte u rrethua nga militantët nga e ashtuquajtura "Republika e Popullit të Donjeckut", një grup i përbërë nga separatistët pro-rusë.

Mediat raportuan se nga të shtënat, një pjesë të sanatoriumit u djeg.

Pas disa minutash trupat e Ministrisë së Brendshme u pajtuan që të dorëzojnë armët e tyre dhe u larguan me autobusë nga zona.
XS
SM
MD
LG