Ndërlidhjet

Shkëmbim zjarri pranë pallatit të Jemenit


Një shkëmbim zjarri shpërtheu në mes të rojeve të sigurisë dhe militantëve pranë pallatit presidencial në kryeqytetin jemenas, Sanaa, të premten. Një burim i sigurisë tha se janë disa viktima nga të dyja anët.

Një burim i sigurisë i tha Reuters-it se një automjet që transportonte një numër të militantëve të armatosur, që dyshohet të jenë të lidhur me Al-Kaedën, kishte sulmuar portën kryesore të pallatit.

"Ishte një shkëmbim zjarri që zgjati rreth 45 minuta dhe më pas disa nga militantët arritën të ikin me makinën e tyre", tha burimi, duke shtuar se ka pasur një numër të viktimave në të dy anët, por nuk ka detaje të mëtejshme.

Burimi tha se forcat e sigurisë janë në kërkim të militantëve në një park publik aty pranë.

Një shpërthim është dëgjuar pranë një ndërtesë që përdoret nga shërbimet sekrete të qeverisë në një rreth tjetër të qytetit. Ende nuk dihet mbi shkakun e shpërthimit.
XS
SM
MD
LG