Ndërlidhjet

Perëndimi kritikon Putinin për vizitën në Krime


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin.

Perëndimi ka kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin, pas vizitës që ka bërë në Krime, për herë të parë prejse gadishulli është aneksuar nga Moska.

Vizita e Putinit, të premten në Krime, ka përkuar me përkujtimin e fitores ndaj Gjermanisë naziste, në Luftën e Dytë Botërore.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se vizita ka qenë “provokuese”.

Edhe sipas Bashkimit Evropian dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ajo nuk është dashur të ndodhë.

Të premten, në lindje të Ukrainës, forcat e sigurisë janë përleshur me separatistët pro-rusë në qytetin Mariupol.

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka thënë se janë vrarë 20 “terroristë”.
XS
SM
MD
LG