Ndërlidhjet

logo-print

KS kërkon lirimin e vajzave nigeriane


Aktivistët në mbështetje të vajzave të rrëmbyera në Nigeri

Aktivistët në mbështetje të vajzave të rrëmbyera në Nigeri

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur zemërimin e tij për rrëmbimin e qindra vajzave nga militantët islamikë në Nigeri.

Boko Haram ka thënë se qëndron prapa kidnapimit të më shumë se 250 vajzave qysh më 14 prill dhe ka kërcënuar se do t’i shesë ato.

Këshilli i Sigurimit ka kërkuar lirimin e menjëherëshëm të tyre dhe ka kërcënuar se do të marrë aksione kundër militantëve.

Kryengritja pesëvjeçare e Boko Haramit në Nigeri ka për qëllim krijimin e shtetit islamik.
XS
SM
MD
LG