Ndërlidhjet

Së paku 11 të vrarë në Falluxha të Irakut


Falluxha, Irak

Falluxha, Irak

Së paku 11 persona janë vrarë sot në Falluxha të Irakut, qytetin i cili është nën kontrollin e luftëtarëve antiqeveritarë qysh në muajin dhjetor.

Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar për AFP-në se së paku 20 njerëz të tjerë janë plagosur nga bombardimet.

Viktimat e fundit vijnë një ditë pasi forcat irakiane të sigurisë kanë nisur një operacion të gjerë ushtarak për të rikthyer kontrollin e Falluxhas, të banuar me shumicë sunite.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Irak, forcat qeveritare kanë vrarë shumë lufttarë të lidhur me Al Kaidën dhe kanë konfiskuar numër të madh armësh.

Mbi 300 njerëz, shumica civilë, janë vrarë në Falluxha qysh në fillim të këtij viti.
XS
SM
MD
LG