Ndërlidhjet

logo-print

Situatë e tensionuar në Mariupol të Ukrainës


Mariupol

Mariupol

Tensionet në Mariupol të Ukrainës mbeten të larta, një ditë pas përleshjeve vdekjeprurëse midis forcave të sigurisë dhe militantëve pro-rusë.

Gazetarët në terren thonë se përleshjet kanë vazhduar edhe sot.

Shefi i policisë në Mariupol, Valeriy Androshchuk, raportohet të jetë rrahur dhe kidnapuar nga sulmues të panjohur.

Trupat ukrainase, më 9 maj, kanë nisur një operacion kundër rebelëve separatistë, që kanë uzurpuar selinë e policisë lokale.

Ministri i Brendshëm, Arsen Avakov, ka thënë se 20 militantë janë vrarë në luftime, si dhe një polic.
XS
SM
MD
LG