Ndërlidhjet

Rogozin ankohet: Ma ndaluan aeroplanin


Zëvendëskryeministri i Rusisë, Dmitry Rogozin.

Zëvendëskryeministri i Rusisë, Dmitry Rogozin.

Zëvendëskryeministri i Rusisë, Dmitry Rogozin, ka akuzuar Rumaninë dhe Ukrainën se i kanë “mohuar të drejtat e fluturimit” aeroplanit të tij.

“Rumania, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për aeroplanin tim. Ukraina ndalon përsëri hyrjen”, ka shkruar Rogozin në Twitter.

Rogozin ka qenë në rajonin separatist të Moldavisë, Transdniestr, ku ka marrë pjesë në ceremonitë që kanë shënuar fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Rogozin ka arritur atje me vonesë, pasi, siç ka thënë, autoritetet ukrainase i kanë ndaluar aeroplanit të tij të hyjë në hapësirën ajrore të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG