Ndërlidhjet

Daçiq: Serbia s’është e obliguar me politikën evropiane


Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se vendi i tij nuk është i obliguar që t’i vërë sanksione Rusisë për shkak të aksioneve të saj në Ukrainë.

Daçiq u ka thënë gazetarëve në Beograd se Serbia do të jetë e detyruar të zbatojë politikën e përbashkët të Bashkimit Evropian kur të bëhet anëtare e plotë e bllokut dhe se deri atëherë do të udhëheqë me politikën e saj të jashtme.

“Do ta kishim më lehtë sikur vendet që thonë sot se Serbia duhet të dënojë të ashtuquajturën sjellje të paligjshme të Rusisë në Ukrainë, ta kenë bërë një gjë të tillë edhe për sjelljen e paligjshme të Kosovës ndaj Serbisë”, ka thënë Daçiq, raportojnë mediat serbe.

Sipas tij, “standardet e dyfishta” nuk kanë qenë kurrë të mira.
XS
SM
MD
LG