Ndërlidhjet

logo-print

Aplikimi për zgjedhjet e qershorit deri më 16 maj


Ilustrim

Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se nga data 8 maj ka filluar të rrjedhë afati i aplikimit për certifikim të subjekteve politike, të cilat dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike do të pranojë aplikacionet deri më 16 maj, 2014.

Kurse, partitë e regjistruara politike, që formojnë koalicion, duhet ta njoftojnë zyrën lidhur me këtë brenda afatit ligjor, nga data 8 maj deri më 12 maj, 2014.

Pas pranimit të aplikacioneve nga ana e subjekteve politike, KQZ njofton se Zyra për Regjistrim të Partive Politike do të shqyrtojë të gjitha aplikacionet dhe pastaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë vendim për certifikim ose jo.
XS
SM
MD
LG