Ndërlidhjet

Afganistani nënshkruan marrëveshjen e parë satelitore


Afganistan
Afganistan
Afganistani ka nisur sot të përdorë satelitin e tij të parë, AFGHANSAT 1, i cili do të mbështesë një gamë të gjerë shërbimesh, përfshirë transmetimin, telekomunikacionin dhe lidhjet ndërkombëtare.

Qeveria afgane ka nënshkruar kontratën me operatorin satelitor evropian Eutelsat, për të vendosur satelitin në orbitë.

Amirzai Sangin, ministër i Teknologjisë Informative në Afganistan, ka thënë se ky është një hap historik për vendin e tij.

Sangin ka thënë se Kabuli ka marrë me qira satelitin për 4 milionë dollarë në vit dhe se pret që të fitojë 15 milionë dollarë në vit nga ai.
XS
SM
MD
LG