Ndërlidhjet

Michelle Obama dënon rrëmbimin e vajzave në Nigeri


Michelle Obama

Michelle Obama

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, ka thënë se kidnapimi masiv i vajzave në Nigeri është model i kërcënimeve dhe frikësimeve me të cilat përballen vajzat që duan të ndjekin shkollimin.

Ajo ka folur në vend të bashkëshortit të saj në adresimin e përjavshëm presidencial.

Grupi Islamik Boko Haram ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin e më shumë se 200 vajzave në Nigeri qysh më 14 prill.

Zonja Obama ka thënë se është “e zemëruar dhe me zemër të thyer”.

Ajo ka përmendur po ashtu aktivisten pakistaneze, Malala Yousafzai, e cila është sulmuar nga talibanët, për shkak të fushatës së saj për shkollimin e vajzave.
XS
SM
MD
LG