Ndërlidhjet

logo-print

Tahiri: Çështja e grave të dhunuara të trajtohet nga OKB-ja


Edita Tahiri

Edita Tahiri

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork u prit në takim nga Zainab Hawa Bangura, zëvendëssekretare e përgjithshme e OKB-së dhe përfaqësuese e posaçme mbi dhunën seksuale në konflikte.

Tahiri, në takim me të, bisedoi për çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke kërkuar që OKB-ja të angazhohet për këtë çështje në bazë të së drejtës ndërkombëtare për krimet e luftës.

Tahiri theksoi se dhunimi i grave gjatë luftës në Kosovë ishte një mjet i luftës gjenocidale që Serbia e bëri kundër popullit të Kosovës dhe se "kjo çështje duhet të trajtohet nga ana e OKB-së, me qëllim që gratë viktima të kësaj forme brutale të gjenocidit të mbrohen me mekanizma ndërkombëtarë dhe në pajtim me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 2106".

Bangura, në anën tjetër, premtoi përkrahje në çështjen e grave të dhunuara.
XS
SM
MD
LG