Ndërlidhjet

NATO kundër ofrimit të Transdniesterit me Rusinë


Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Alexander Vershbow.
Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Alexander Vershbow.
Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Alexander Vershbow, ka paralajmëruar kundër përpjekjeve për forcimin e rebelëve të mbështetur nga Moska në Moldavi.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, në prag të vizitës së javës së ardhshme në Kishinev, Vershbow ka thënë se Moldavia po përballet me “presion në rritje” për shkak të krizës në Ukrainë.

Ai i ka bërë thirrje Moskës që të respektojë integritetin territorial të Moldavisë dhe ka thënë se aleanca do ta marrë shumë negativisht çdo përpjekje për të sjellë rajonin separatist të Moldavisë, Transdniesterin, “më pranë Rusisë”.

Vershbow ka thënë se do të diskutojë përpjekjet për të rritur kapacitetet ushtarake të Moldavisë gjatë vizitës së tij në Kishinev.

Moldavia nuk është anëtare e NATO-s, por i është bashkuar Partneritetit për Paqe të aleancës në vitin 1994.
XS
SM
MD
LG