Ndërlidhjet

Kabuli kërkon të zgjidhë çështjen e varjes së afganëve në Iran


Afganistan
Afganistan
Ministria e Jashtme e Afganistanit ka shprehur bindjen se mund të arrijë marrëveshje me autoritetet e Iranit për të ndaluar varjen e shtetasve afganë që gjenden fajtorë për krime në Iran.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme afgane, Shekib Mustaghni, i ka thënë Radios Afganistani i Lirë se Qeveria afgane ka ngritur këtë çështje që disa muaj.

Mustaghni ka kujtuar se rreth një muaj më parë, katër shtetas afganë janë varur në Iran, por ka thënë se një traktat i ri midis Afganistanit dhe Iranit do ta adresojë çështjen, duke ndryshuar ndëshkimin kapital me burgim të përjetshëm.

Më 22 prill, grupet për të drejtat e njeriut në Afganistan dhe dijetarët fetarë janë tubuar në provincën Khost kundër varjes së afganëve në Iran.
XS
SM
MD
LG