Ndërlidhjet

Serbët e Kosovës i japin lamtumirën Vulinit


Aleksandar Vulin

Aleksandar Vulin

Me një solemnitet në Shtëpinë e Kulturës në Leposaviq, serbë të Kosovës i kanë organizuar një përcjellje lamtumirëse Aleksander Vulinit, i cili në qeverinë e kaluar të Serbisë ka qenë ministër i ngarkuar me Kosovën.

Në ceremoni kanë qenë të pranishëm kryetarë të komunave nga Kosova, të ashtuquajtur shefa të qarqeve, përfaqësues shëndetësorë dhe arsimorë të Serbisë që funksionojnë në Kosovë dhe disa deputetë të Serbisë, raporton B92.

Kryetari i Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, ka thënë me këtë rast se Vulin e ka trasuar rrugën, falë së cilës serbët në Kosovë gjenden tani në shtegun e mbijetesës.

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, Jabllanoviq ka thënë se shpreson se ato do t’i bashkojnë serbët në Kosovë dhe se ata do të dalin me një listë unike.
XS
SM
MD
LG