Ndërlidhjet

Në Donetsk e Luhansk sot po mbahet referendumi


Ilustrim

Ilustrim

Në rajonet Luhansk dhe Donetsk të Ukrainës lindore, sot po mbahet referendumi i organizuar nga seperatistët pro-rusë.

Qytetarët përmes fletëvotimeve, po përgjigjen nëse duan autonomi nga Ukraina përkatësisht “rregull për vetëveten”.

Referendumet janë organizuar nga kryengritësit dhe si të tilla nuk po mbështeten nga Kievi dhe Perëndimi.

Votimi po mbahet pavarësisht një telefonate nga presidenti rus Vladimir Putin që ua ka bërë udhëheqëse të seperatistëve, nga të cilët ka kërkuar shtyerjen e mbajtjes së referendumit.

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov, ka paralajmëruar se votimi është një “hap drejt humnerës”.

Turchynov, ka thënë se qeveria ka shfaqur gatishmërinë për të negocijuar me përfaqësues nga lindja por jo edhe me ata që sipas tij, e kanë për qëllim që ta shkatërrojnë vendin.

Analistët thonë se referendumi që po mbahet sot, është i ngjashëm me atë në mars që është mbajtur në gadishullin Krimeja, ku qytetarët i kanë thënë po shkëputjes nga Ukraina.

Disa ditë më vonë, Krimeja u aneksua nga ana e Moskës.
XS
SM
MD
LG