Ndërlidhjet

logo-print

Rumania kërkon qartësime nga Rusia pas fjalëve të zv/kryeministrit


Ilustrim

Ilustrim

Rumania ka kërkuar shpjegime nga Rusia, në lidhje me fjalët kërcënuese të bëra nga një zyrëtar i lartë i Kremlinit.

Zëvendëskryeministri i Rusisë, Dmitry Rogozin, përmes rrjetit Twitter ka thënë se do të kthehet në një bombardues strategjik pasi që Rumania e ka ndaluar aeroplanin e tij për të fluturuar në një hapësirë ajrore të saj.

Avioni i Rogozin po kthehej në Rusi nga rajoni seperatist moldav i Transdniesterit.

Rogozin është njëri nga rusët që është ni sanksionuar nga Perëndimi, si rezultat i veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Ministria e Jashtme e Rumanisë ka kërkuar nga Moska që të qartësojë nëse komentet e Rogozin përfaqësojnë qendrimin zyrtar të Federatës ruse ndaj Rumanisë si një anëtare e BE-s dhe NATO.
XS
SM
MD
LG