Ndërlidhjet

Këngëtarja austriake fiton garën në Eurovizionin


Conchita Wurst

Conchita Wurst

Këngëtarja austriake Conchita Wurst e ka fituar edicionin e 59 të festivalit evropian të këngës Eurovizion.

Këngëtarja ka fituar gjatë një ceremonie të mbajtur mbrëmë në Kopengagë.

Këngëtarja ka fituar me baladën “Rise like a Phoenix” përpara një audience televizive prej rreth 180 milion njerëzish nga 45 shtete.

Pas marrjes së çmimit, Wurst iu ka thënë mediave se, shpreson që pjestarët e komunitetit gej, lezbike, biseksual e transeksualë në mbarë botën, do të jenë më të fuqishëm për të luftuar për të drejtat e tyre.

Përfaqësuesja e Holandës është rënditur e dyta në ceremoninë e mbajtur në Danimarkë.

Gjatë ceremonisë së mbajtur as përfaqësueset e Rusisë e as ajo e Ukrainës, nuk kanë përmendur tensionet e fundit në mes Moskës dhe Kievit.

Por, sa herë që Rusia merrte më shume vota gjatë votimit nga shtete të ndryshme, mijëra njerëz fishkëllonin në sallë.

Ata gjithashtu kanë fishkëllyer kur përfaqësuesit e Rusisë janë shfaqur në ekran për të njoftuar rreth votimit.

Shumë vende ish-sovjetike i kanë dhënë pikat e tyre për vendet fqinje, me përjashtim të Ukrainës e cila ishte vendimtare me tetë pikët e dhëna për Austrinë.

Kënga e Ukrainës është radhitur e gjashta ndërsa e Rusisë e shtata, sipas votimeve të mbrëmshme.
XS
SM
MD
LG