Ndërlidhjet

Të pakten 20 viktima nga sulmet në Irak


Ilustrim

Ilustrim

Si rezultat i granatimeve dhe sulmeve në Falluxha dhe Bagdad të Irakut, kanë mbetur të vdekur të paktën 20 persona.

Zyrtarët e shëndetësisë kanë thënë se si rezultat i granatimeve janë vrarë 11 persona në Falluxha, rajon i cili po mbahet nga grupet anto-qeveritare që nga janari.

Mjeku Ahmed Shami nga spitali kryesor i Falluxhas, i ka thënë agjencisë AFP, se pos të vrarëve edhe 20 persona janë plagosur.

Viktimat e fundit në Irak vijnë si rezultat i operacionit të nisur nga forcat irakiane, me qëllim të rimarrjes së Falluxhas.

Nga një sulm vetvrasës që ka ngjarë në një pikë kontrolli afër qytetit Tarmiyah në veri të Bahdatit, janë vrarë gjashtë anëtarë të forcave të sigurisë dhe një civil.

Nga një makinë bomë që ka shpërthyer afër një restorani në lagjen sheite Habibiya të Bagdadit, kanë mbetur të vdekur pesë persona.
XS
SM
MD
LG