Ndërlidhjet

Afganiztan: Abdullah e merr miratimin e aleatit të Hamid Karzait


Kandidati për president të Afganistanit, Abdullah, Abdullah

Kandidati për president të Afganistanit, Abdullah, Abdullah

Favoriti për zgjedhjet presidenciale afgane Abdullah Abdullah e ka marrë mbështetjen për balotazh edhe të kandidatit Zallami Rasul i cili nga zgjedhjet e 5 prillit, është radhitur si i treti.

Rasul është një aleat i ngushtë i presidentit aktual Hamid Karzai.

Zëdhënësi i tij Jawid Faisal, e ka publikuar nënshkrimin e këtij bashkëpunimi mes Rasul e Abdullah, në një konferencë të mbajtur sot në Kabul.

Abdullah ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet e 5 prillit dhe atë 44.9 për qind, derisa Ashrad Ghani ka marrë 31.5 për qind të votave.

Balotazhi në mes të Abdullah e Ghani, do të mbahet më 5 qershor.
XS
SM
MD
LG