Ndërlidhjet

Atleti nga Kenia, Maina, fiton në gjysmëmaratonën e Prishtinës


Gjysmëmaratona në Prishtinë
Gjysmëmaratona në Prishtinë
Maratonisti nga Kenia, Joel Maina ka fituar në gjysmëmaratonën ndërkombëtare “Prishtina 2014”.

Gjysmëmaratona prej 21 kilometrash e mbajtur të dielën, ishte e 14-ta me radhë që mbahet në Prishtinë ku kryesisht dominojnë atletëve nga Kenia, të cilët fituan edhe vendin e dytë dhe atë të tretë.

Në gjysmëmaratonën e sivjetme kanë marrë pjesë rreth 1400 garues.

Në mesin e tyre ishin edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila dhe përfaqësues të tjerë të jetës politike e publike.

Shtegu i garës është 21 kilometra. Kurse çmimi për fituesit është 1200 euro.
XS
SM
MD
LG