Ndërlidhjet

Schroeder: Kërkova nga Putini lirimin e vëzhguesve të OSBE-së


Ilustrim
Ilustrim
Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder, duke iu përgjigjur kritikave të shumta që janë bërë ndaj tij pas takimit që ka pasur me presidentin rus Vladimir Putin, ka thënë se në kuadër të takimit, është diskutuar dhe ka ndihmuar në lirimin e vëzhguesve të OSBE-së që ishin rrëmbyer në Ukrainën lindore.

Schroeder, i cili e ka përfunduar mandatin në vitin 2005, për kohë të gjatë ka pasur marëdhënie të afërta me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa aktualisht është duke e udhëhequr një konzorcium rus për grumbullimin e gazit.

Schroeder i ka thënë gazetës “Welt am Sonntag”, se i ka kërkuar Putinit që të ndihmoj në lirimin e pengjeve dhe sipas tij bisedimet “çuan në sukses”.

Vëzhguesit janë liruar më 3 maj.
XS
SM
MD
LG