Ndërlidhjet

Pesë të vrarë e gjashtë të plagosur në Pakistan


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët njoftojnë se pesë persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën, kur një sulmues vetvrasës e hodhi vetën në erë brenda një stadiumi në veriperëndim të Pakistanit.

Policia ka njoftuar se sulmi ka ndodhur në Peshavar, kryeqytet i provincës Khyber Pakhtunkhwa.

Me sa duket, bombardiuesit kishin në cak refugjatët që kishin ikur nga luftimet në mes të ushtrisë dhe talebanëve në Khyber Oakhtunkhwa.

Refugjatët ishin mbledhur në një kamp të kontolluar nga qeveria, dhe po plotësonin dokumentet në lidhje me shtëpitë e tyre.

Policia tha se sulmuesi e hodhi vetën në erë në afërsi të një xhamie të vogël që gjendet brenda stadiumit.

Por, shpërthimi nuk kishte arritur deri tek refugjatët për shkak se forcat e sigurisë kishin hapur zjarrë duke i detyruar bombarduesit që ta hedhin vetën në erë.

Mijëra persona kanë lëshuar shtëpitë e tyre, si rezultat i operacioneve ushtarake kundër grupeve të lidhura me Al-Kaidën.
XS
SM
MD
LG