Ndërlidhjet

Punonjësit amerikanë të një firme private, po i ndihmojnë ukrainasit në lindje


Ilustrim
Ilustrim
Një gazetë gjermane njofton se punonjësit e një firme private të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara, po i mbështesin forcat e Ukrainës në lindje të vendit.

Gazeta “Bild” në numrin e sotëm, e ka cituar një burim nga agjencia e zbulimit gjerman BND, ta ketë dhënë këtë informacion.

Gazeta ka theksuar se BND-ja ka informacione se deri në 400 persona të armatosur rëndë nga grupi i njohur “Blackwater”, janë vendosur në afërsi të qytetit Luhansk, aty ku seperatistët pro-rusë po kërkojnë vetqeverisje.

“Blackwater” thuhet se ka qenë e implikuar në vrasjen e civilëve të paarmatosur gjatë luftës në Irak
XS
SM
MD
LG