Ndërlidhjet

logo-print

Kryeministri i Pakistanit e viziton Iranin


Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif

Kryeministri i Pakistanit Nawaz Sharif gjatë ditës së sotme është takuar me presidentin iranian Kassan Rohani në Teheren, në fillim të një vizite, gjatë së cilë do të diskutohet për sigurinë e kufinjëve dhe për një marrëveshje të bllokuar të tubacionit të gazit.

Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, ka njoftuar se Sharif dhe Rohani, e kanë mbajtur një takim të shkurtër gjatë drekës dhe se do të mbajnë takime më të hollësishme, me qëllim që të dyja vendet të zgjerojnë bashkëpunimin ekonomik.

Sharif pritet që të takohet edhe me udhëheqësin suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Vizita vjen në kohën kur ekzistojnë tensione mes të dyja shteteve.

Pesë ushtarë iranianë janë rrëmbyer në shkurt nga ekstremistët sunitë.

Irani thotë se ushtarët, katër nga të cilët janë kthyer në shtëpitë e tyre pasi që janë mbajtur dy muaj, janë marrë brenda kufirit të Pakistanit, por një gjë të tillë e mohon Islamabadi.

Ende nuk dihet për fatin e ushtarit të pestë.

Gjithashtu në shkurt, qeveria e Sharif pati njoftuar se Pakistani e kishte pezulluar punën në një tubacion në vlerë prej 7.5 miliardë dollarësh për eksportet e gazit iranianë.
XS
SM
MD
LG