Ndërlidhjet

logo-print

Hollande e dënon mbajtjen e referendumit në lindje të Ukrainës


Presidenti i Francës, Francois Hollande

Presidenti i Francës, Francois Hollande

Presidenti i Francës Francois Hollande, referendumin e mbajtur sot në Luhansk dhe Donetsk të Ukrainës lindore nga ana e seperatistëve pro-rusë, e ka quajtur “të pavlefshëm”.

Teksa ka folur në Baku të Azerbajxhanit, Hollande ka theksuar se votat e tilla nuk kanë kuptim dhe se kuptim në Ukrainë kanë vetëm zgjedhjet e 25 majit.

Hollande tha se atë çfarë ka ndodhur sot në lindje të Ukrainës “unë nuk do ta quaja referendum”

Në qoftë se pengohen zgjedhjet presidenciale, sipas tij, do të ndodhë një valë e re e sanksioneve.

Hollamnde sot e ka nisur një turne tre ditor në Kaukazin e Jugut.

Nga Azerbajxhani, ai do të udhëtoj gjatë ditës së nesërme për në Armeni, e më pas Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG