Ndërlidhjet

Libia gjen trupat e 24 emigrantëve që ishin përmbytur


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarë nga Libia kanë bërë me dije se të pakten 24 trupa të emigrantëve që ishin përpjekur të shkonin në Evropë përmes një varke që mbante 130 persona dhe e cila ishte përmbysur, janë gjetur.

Zëdhënësi i marinës libiane Ayub Bilqassem, tha sot se varka është fundosur këtë fundjavë.

Bilqassem ka njoftuar se 52 persona, kryesisht afrikanë kanë shpëtuar, ndësa katër viktima ishin gjetur menjëherë e 20 të tjera më vonë.

Megjithatë edhe 50 trupa të tjerë vazhdojnë të mbesin të zhdukur, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Rami Kaal.

Varka sipas tij, është zhytur nën ujë, rreth 50 kilometra në lindje të kryeqytetit.

Libia përdoret si trampolinë për qindra emigrantë, të cilën përpiqen që të arrijnë në Evropë.
XS
SM
MD
LG