Ndërlidhjet

Nisë mbyllja e vendvotime në Ukrainën lindore


Ilustrim

Ilustrim

Në ukrainën Lindore ka filluar mbyllja e vendvotimeve pas referendumit që është mbajtur në lindje të Ukranës nën organizimin e seperatistëve pro-rusë, e që është vlerësuar i paligjshëm nga Ukraina e Perëndimi.

Mediat ruse kanë bërë me dije se qyteti i Krasnoarmeisk në rajonin e Donetskut në Ukrainën lindore, është qyteti i parë në të cilin janë mbyllur kutitë e votimit pas referendumit të mbajtur.

Referendumi i mbajtur në rajonet Luhask e Donetsk, është dënuar nga qeveria ukrainase dhe nga qeveritë perëndimore.

Siç bëhet me dije, pjesëmarrja e votuesve në këtë qytet ja qenë 77 për qind.

Këtë e ka bërë me dije për agjencinë Itar-Tass, Roman Lyagin, kryetar i vetshpallur i komisionit qendror të zgjedhjeve në Donetsk.

Sipas tij, votimet në atë qytet janë mbyllur më herët për shkak të situatës së sigurisë.

“Antarët e komisionit zgjedhor, mezi i kanë evakuuar kutitë e votimit, listat e nënshkrimeve. listat e zgjedhësve por edhe vulën”, ka thënë ai.
XS
SM
MD
LG