Ndërlidhjet

Donjecku “mbështet” vetëqeverisjen


Donjeck, 11 maj 2014.
Donjeck, 11 maj 2014.
Kryengritësit në lindje të Ukrainës kanë thënë se afro 90 për qind e votuesve kanë mbështetur vetëqeverisjen në referendumin për vetëvendosje.

Aktivistët pro-rusë në Donjeck kanë thënë se 89.7 për qind e votuesve i kanë thënë “po” vetëqeverisjes.

Të dielën është mbajtur referendum edhe në Luhansk, por kryengritësit atje nuk kanë dalë ende me rezultate.

Votimet janë cilësuar si të paligjshme edhe nga Kievi, edhe nga Perëndimi.

Ato nuk janë monitoruar nga vëzhguesit ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG