Ndërlidhjet

logo-print
Së paku 36 migrantë janë mbytur, pasi anija e tyre është fundosur në brigjet e Libisë, javën e kaluar, kanë bërë të ditur autoritetet pasi kanë gjetur trupa të rinj.

Marina ka thënë se ka shpëtuar 52 njerëz, por, sipas të mbijetuarve, në bordin e anijes kanë qenë 130 persona.

Ministria e Brendshme e Libisë i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të bëjë më shumë për të ndaluar fluksin e migrantëve.

Libia është pika më e preferuar e kalimit për shumë migrantë afrikanë që bëjnë përpjekje të hyjnë në BE.
XS
SM
MD
LG