Ndërlidhjet

Presidentja e Lituanisë në balotazh


Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite.
Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite.
Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, ka fituar rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Zyrtarët zgjedhorë kanë thënë se Grybauskaite ka fituar rreth 45 për qind të votave në votimet e së dielës.

Në balotazhin e 25 majit, ajo do të përballet me kandidatin e social-demokratëve, Zigmantas Balcytis.

Grybauskaite ka qenë kritike e zëshme e aksioneve të Rusisë në Ukrainë, duke forcuar popullaritetin e saj në vendin që, gjatë Luftës së Ftohtë, është kontrolluar nga Moska.
XS
SM
MD
LG