Ndërlidhjet

Sulm kundër Al Kaidës në Jemen


Jemen
Jemen
Burimet zyrtare dhe fisnore në Jemen thonë se një sulm i telekomanduar, që ka pasur në shënjestër militantët e dyshuar të Al Kaidës, ka vrarë së paku dy njerëz.

Sulmi ka shkatërruar një makinë që ka qenë duke udhëtuar në qarkun Vadi Abida të provincës Marib.

Ai ndodh një ditë pasi një sulm vetëvrarsës në një ndërtesë të policisë ka vrarë së paku 10 ushtarë jemenas dhe një civil në jug të qytetit Mukallah.

Ushtria e Jemenit është duke zhvilluar një fushatë ushtarake kundër militantëve të lidhur me Al Kaidën në jugun e trazuar të vendit.
XS
SM
MD
LG