Ndërlidhjet

Shtohen rastet me probleme mendore në Britani


Afganistan
Afganistan
Organizata bamirëse britanike “Lufto stresin” ka thënë se ka pasur “rritje të konsiderueshme” të numrit të veteranëve britanikë në Afganistan që kërkojnë trajtim të shëndetit mendor.

Organizata ka thënë se ka marrë 358 referime të reja në vitin 2013, që do të thotë 57 për qind më shumë se në vitin 2012.

Ajo ka paralajmëruar se kjo çështje do të theksohet edhe më shumë, derisa forcat britanike përgatiten të lënë Afganistanin.

Qeveria ka thënë se ka investuar 7.4 milionë sterlina në shërbimet e shëndetit mendor.
XS
SM
MD
LG