Ndërlidhjet

Rusia do bisedime mes Kievit e separatistëve


Fletëvotimet e referendumeve në lindje të Ukrainës

Fletëvotimet e referendumeve në lindje të Ukrainës

Qeveria e Rusisë ka thënë se zyrtarët ukrainas në Kiev duhet të bisedojnë me separatistët pro-rusë, në lidhje me rezultatet e referendumeve për vetëqeverisje në lindje të Ukrainës.

Kremlini ka thënë se respekton “shprehjen e vullnetit të popullit” të dielën në Donjeck dhe Luhansk.

Separatistët kanë thënë se shumica dërrmuese ka votuar për pavarësinë e dy rajoneve.

Referendumet janë konsideruar të paligjshme nga Kievi dhe Perëndimi.

Por, Moska ka thënë se rezultatet e tyre duhet të “zbatohen në mënyrë të civilizuar”.
XS
SM
MD
LG