Ndërlidhjet

Intensifikohet retorika midis Koreve


Lideri verikorean, Kim Jong Un.

Lideri verikorean, Kim Jong Un.

Koreja e Veriut ka akuzuar Uashingtonin dhe Seulin se kanë falsifikuar rezultatet e një hetimi, që ka konstatuar se Phenjani ka përdorur aeroplanë të vegjël telekomandues për të spiunuar Korenë e Jugut.

Një zëdhënës i ushtrisë verikoreane ka akuzuar SHBA-në se mbështet “verbërisht” qeverinë e presidentes së Koresë së Jugut, Park Geun-hye, të cilën Phenjani e ka quajtur “prostitutë politike”.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë ekzaminuar tre avionë të telekomanduar, të zbuluar në muajin mars.

Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme jugkoreane, Kim Min-Seok, ka thënë se Koreja e Veriut nuk është “shtet i vërtetë” dhe se ekziston vetëm për përfitimet e një personi, duke iu referuar kështu liderit të saj, Kim Jong Un.
XS
SM
MD
LG