Ndërlidhjet

Kryeredaktori kazak gjobitet për Hitlerin


Zharylkap Kalybai
Zharylkap Kalybai
Kryeredaktori i një reviste të famshme në Kazakistan është dënuar me 1,200 dollarë gjobë, pasi numrin e muajit të kaluar të revistës ia ka kushtuar liderit nazist, Adolf Hitler.

Zharylqap Qalybai ka thënë se nuk pajtohet me vendimin e gjykatës në Almati.

Revista “Zhuldyzdar Otbasy-Anyz Adam" ka publikuar një fotografi me ngjyra të Hitlerit në ballinën e saj dhe ka përmbajtur kujtime për të nga bashkëpunëtorë dhe miq të tij.

Ajo po ashtu ka përfshirë pjesë nga libri i Hitlerit “Mein Kampf”.
XS
SM
MD
LG