Ndërlidhjet

Një prokuror ndërkombëtar nga Task-Forca e Mitrovicës dhe një prokuror vendas nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, më 8 maj, 2014, kanë ngritur një aktakuzë kundër dy të pandehurve, për sulmin që ishte kryer kundër autokolonës së automjeteve të Policisë së Kosovës më 25 korrik, 2011, njofton sot EULEX-i.

Viktimë e këtij rasti ka qenë Enver Zymberi, pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ka vdekur në krye të detyrës.

“Të pandehurit akuzohen për veprat penale vrasje e rëndë, tentim i vrasjes së rëndë, mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose përdorim të paautorizuar të armëve, pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare, rrezikim i trafikut me veprime ose mjete të rrezikshme, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe pjesëmarrje në një turmë që kryen vepër penale”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
XS
SM
MD
LG