Ndërlidhjet

logo-print

Luhansku “s’i mban” zgjedhjet presidenciale


Luhansk

Luhansk

Separatistët pro-rusë në Luhansk të Ukrainës kanë thënë se nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në këtë rajon.

Vasyl Mykytyn, zëdhënës i vetëshpallur i ushtrisë, ka thënë se Këshilli Rajonal i Luhanskut ka humbur legjitimitetin pas referendumit të 11 majit për vetëqeverisje.

Separatistët kanë thënë se rezultati i referendumit është në favor të pavarësisë së Luhanskut.

Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë do të mbahen më 25 maj.
XS
SM
MD
LG