Ndërlidhjet

BE zgjeron sanksionet për krizën në Ukrainë


Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.
Diplomatët kanë thënë se Bashkimi Evropian është pajtuar që të vërë sanksione kundër 13 individëve të rinj dhe dy kompanive të reja në lidhje me krizën në Ukrainë.

Kjo është hera e parë që BE-ja sanksionon kompanitë.

Ministrat kanë rënë dakord për masat e reja gjatë takimit të sotëm në Bruksel.

Trembëdhjetë rusët dhe kriemanët e sanksionuar sot çojnë në 61 numrin e individëve të ndëshkuar nga BE-ja për shkak të krizës në Ukrainë.

Masat e BE-së vijnë një ditë pasi rebelët pro-rusë kanë mbajtur referendum për vetëvendosje në lindje të Ukrainës.

BE-ja ka thënë se nuk do t’i njohë rezultatet e këtij votimi.
XS
SM
MD
LG