Ndërlidhjet

Hollande promovon zgjidhjen e konflikteve


Hollande në Baku
Hollande në Baku
Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë pas takimit me homologun azerbajxhanas, Ilham Aliyev, në Baku, se udhëtimi i tij në Kaukazin Jugor ka për qëllim të promovojë zgjidhjen e konfliktit të Nagorno Karabakut dhe mosmarrëveshjet territoriale në Gjeorgji.

Hollande ka thënë se Franca mbështet “integritetin territorial të vendeve dhe zgjidhjen e konflikteve brenda integritetit të tyre territorial”.

Ai po ashtu ka thënë se vizita në rajon lidhet edhe me krizën në Ukrainë.

“Vizita në Kaukaz nuk është kundër askujt. Qëllimi ynë është të kontribuojmë në zhvillimin e marrëdhënieve midis Evropës dhe partnerëve të pavarur. Ne nuk duam të parandalojmë askënd nga bashkëpunimi me dikë”, ka thënë Hollande.

Presidenti francez ka arritur tashmë në Jerevan, ndërsa ndalesa e tij e fundit në këtë turne është Gjeorgjia.
XS
SM
MD
LG