Ndërlidhjet

Seperatistët kërkojnë që Donetsku ti bashkohet Rusisë


Denis Pushilin, udhëheqës i vetshpallur i seperatistëve rusë në Donetsk
Denis Pushilin, udhëheqës i vetshpallur i seperatistëve rusë në Donetsk
Seperatistët rusë në regjionin e Donetskut në lindje të Ukrainës, i kanë bërë thirrje sot Rusisë, që konsiderojnë “rivendosjen e drejtësisë historike”.

Zyrtarë nga qeveria ukrainase kanë thënë se nuk kanë koment pas deklaratës së dhënë nga Denis Pushilin, një udhëheqës i vetëshpallur i Donetskut, gjatë një konference për media në këtë qytet.

Pushilin tha se në bazë të vullnetit të popullit dhe bazuar në historinë e regjionit të Donetskut, “kërkojmë nga feretata ruse që ta konisderojnë kërkesën tonë për përfshirjen e Republikës Popullore të Donetskut në kuadër të Federatës Ruse”.

Ai ka shtuar se “populli i Donetskut gjithmonë ka qenë pjesë e botës ruse".

"Për ne, historia e Rusisë, është historia jonë”, ka thënë ai.
XS
SM
MD
LG