Ndërlidhjet

Biden e viziton Rumaninë gjatë javës së ardhshme


Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden
Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden
Me ftesë të presidentit rumun Traian Bashesku, zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, do të udhëtoj gjatë javës tjetër për në Rumani, për të diskutuar në lidhje me përgjigjen ndaj “ndërhyrjes ilegale ushtarake të Rusisë”.

Vizita vjen pas deklaratës që zëvendëskryeministri rus Dmitry Rogozin e ka publikuar të shtunën, ku ka thënë se herën tjetër kur të udhëtoj mbi Rumaninë, do të jetë një bombardues.

Rogozin e kishte publikuar këtë deklaratë në rrjetin Twitter, pasi që aeroplani i tij, nuk ishte lejuar që të fluturoj mbi hapësiren rumune.

Rogozin është njëri nga të sanksionuarit e BE-së, për shkak të krizës në Ukrainë.

Rumania ka kërkuar përgjigje nga Moska pas kësaj, nëse ky është qëndrim i Federatës ruse apo qëndrim personal i Rogozin.

Bashesku ka njoftuar se i ka dërguar ftesë zëvendëspresidentit Biden dhe sekretarit amerikan të Mbrojtjes Chuck Hagel, që të vizitojnë Bukureshtin.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Biden do të diskutoj në Bukuresht rreth nenit 5-së i cili parasheh mbrojtjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s.

Zyra e presidentit rumun ka njoftuar se presidenti Bashkesku gjatë ditës së sotme, e ka realizuar në Bukuresht një takim me drejtorin e CIA-s, Avril Haines.
XS
SM
MD
LG