Ndërlidhjet

Së paku 14 migrantë të vdekur në Itali


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet italiane kanë njoftuar se të paktën 14 persona kanë vdekur, pasi një anije që transportonte qindra migrantë është fundosur sot në brigjet e Italisë jugore.

Anijet e mallrave që kanë qenë pranë vendit të incidentit, kanë thënë se kanë shpëtuar rreth 200 migrantë.

Ata nuk kanë njoftuar se sa në tërësi ka qenë numri i pasagjerëve në atë anije dhe sa nga ta po mungojnë aktualisht.

Nuk është ende e qartë se çfarë ka bërë që anija të mbytet në jug të ishullit Lampedusa.

Qindra migrantë janë mbytur në muajt e fundit derisa kanë bërë përpjekje të arrijnë në Evropë përmes anijeve.
XS
SM
MD
LG