Ndërlidhjet

SHBA e quan referendumin në lindje të Ukrainës, “të paligjshëm”


Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sot se nuk e njohin referendumin e paligjshëm që është mbajtur gjatë fundjavës në dy rajonet në lindje të Ukrainës.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Jen Psaki, tha sot se referendumi i organizuar nga grupet pro-ruse në Donetsk e Luhansk, është një përpjekje për ta ndarë Ukrainën dhe për ta destabilizuar edhe më tutje, situatën atje.

“Ne nuk do ta njohim referendumin e paligjshëm. Ai është i paligjshëm sipas ligjeve të Ukrainës”, ka thënë Psaki.

Seperatistët pro-rusë pretendojnë se kanë fituar masovisht ndërsa Kievi zyrtar, votimet i ka quajtur një farsë.
XS
SM
MD
LG