Ndërlidhjet

logo-print

Seperatistët rusë ndërprerjnë sinjalin e RFE në Donetsk


Ilustrim

Ilustrim

Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë, ka njoftuar se persona të armatosur e kanë ndërprerë sinjalin e transmetimit të radios Evropa e Lirë në qytetin e Donetskut në Ukrainë.

Një përfaqësues i Radios Evropa e Lirë nga shërbimi ukrainas ka njoftuar se sinjali është ndërprerë rreth orës 10 e 30 të ditës së sotme.

Korrespodenti i radios në Donetsk, njofton se frekuencat po përdoren nga një radio e seperatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Ky veprim vjen një ditë pas mbajtjes së të ashtuquajturit referendum, në dy rajonet në lindje të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG