Ndërlidhjet

Sot vazhdojnë bisedimet rreth Iranit


Ilustrim

Ilustrim

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore, do ta fillojnë sot raundin e ri të bisedimeve në Vjenë, me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përhershme në lidhje me programin bërthamorë të Iranit.

Takimi i sotëm vjen një ditë pasi që mbikqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara dhe negociatorët iranianë, e kanë përfunduar një takim në Vjenë pa e dhënë asnjë njoftim nëse bisedimet do të lehtësohen dhe nëse Irani do ta siguroj perëndimin, se nuk do të prodhojë armë bërthamore.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, ka njoftuar të hënën se Irani duhet të bëjë më shumë për të qenë më transparent krahas hapave që kishte premtuar se do ti ndërmarrë deri më 15 maj.

Sido që të jetë, bisedimet për gjetjen e një zgjidhje afatgjate pritet që të vazhdojnë sot dhe në të pos përfaqësusve nga Irani, do të marrin pjesë edhe Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania.
XS
SM
MD
LG