Ndërlidhjet

Hollande: Armenia mund të arrijë marrëveshje me BE-në


Presidenti francez, Francois Hollande
Presidenti francez, Francois Hollande
Presidenti i Francës Francois Hollande, ka thënë se është e mundur që Armenia të hyjë në një marrëveshje asocimi me Bashkimin Evropian, pavarësisht planeve të Yerevanit për të qenë pjesë e Unionit doganorë që udhëhiqet nga Rusia.

Teksa ka folur për Radion Evropa e Lirë me të arritur në Yerevan, Hollande ka thënë se BE-ja mund të jetë në gjendje që ta ofroj një “model specifik për Armeninë”.

Por rreth skenarit, sipas tij, Brukseli dhe Yerevani, duhet të punojnë së bashku.

Hollande ka arritur në Armeni gjatë pasdites së djeshme dhe atë pas një udhëtimi në Baku ku ka biseduar me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Alijev.

Hollande ka theksuar se vizita e tij në rajonin e Kaukazit Verior, ka për qëllim promovimin e një zgjidhje për mosmarrëveshjet e vazhdueshme ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë rreth rajonit të kontestuar të Nagorno-Karabakh, por edhe në lidhje me rajonet seperatiste të Gjeorgjisë.

Ai tha se Franca e mbështet “integritetin territorial të vendeve dhe zgjidhjen e konflikteve brenda integritetit të tyre territorial”.
XS
SM
MD
LG