Ndërlidhjet

logo-print

Stërvitje të përbashkëta të flotës ruse dhe asaj kineze


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët ushtarak të Rusisë thonë se flota ruse dhe ajo kineze para përfundimit të këtij muaji, do ti realizojnë stërvitjet e përbashkëta të anijeve luftarake në lindje të detit të Kinës.

Shërbimi për media i flotës ruse, ka njoftuar se në stërvitje do të përfshihen edhe anijet e mëdha Varyag.

Pajisjet ruse të udhëhequra nga Varyag, pritet që të nisen drejt detit kinez gjatë ditës së mërkurë nga porti detar Vladivorsk.

Ministria e mbrojtjes e Kinës, ka njoftuar se ushtrimet e sivjetme, e kanë moton “Të bashkuar në det 2014” dhe se manovra të ngjashme janë mbajtur vitin e kaluar në brigjet ruse të Lindjes së largët.

Kina dhe Japonia janë aktualisht në konflikt, rreth disa ishujve në lindje të detit të Kinës
XS
SM
MD
LG