Ndërlidhjet

AI: Tortura e pranishme në shumë vende të botës


Ilustrim

Ilustrim

Organizata Amnesty International thotë se tortura mbetet e pranishme në shumë pjesë të botës. tri dekada pas miratimit të Konventës kundër torturës, nga ana e Kombeve të Bashkuara.

Organizata për të drejtat e njeriut e ka publikuar këtë komuinikatë sot, në prag të fushatës globale kundër torturës dhe keqtrajtimeve të tjera, të quajtur “Ndal torturën”.

Amnesty i ka akuzuar qeveritë se po janë “dy fytyrëshe” karshi torturës, dhe se po e ndalojnë atë me ligje por nuk po e zbatojnë në praktikë.

Në kuadër të fushatës, Amnesty International, është përqëndruar në Uzbekistan, ku sipas tyre, tortura mbetet e përhapur derisa ata që janë përgjegjës, ndiqen penalisht shumë rrallë.

Kjo organizatë saktëson se tortura gjithashtu, është e pranishme në shumë ish-republika sovjetike.
XS
SM
MD
LG