Ndërlidhjet

Shkencëtarët thonë se po shkrihet një pjesë e akullit në Antarktik


Ilustrim
Ilustrim
Dy grupe të shkencëtarëve amerikanë kanë raportuar të hënën se një pjesë e madhe e akullit është shkëputur nga Antarktiku, dhe se shkrirja e mëtutjeshme e tij, duket e pandalshme.

Nëse kjo do të ndodhë, ata paralajmërojnë se në shekujt e ardhshëm, do të rritet niveli i ujërave në dete për dhjetë metra.

Shkencëtarët nga NASA dhe nga disa universitete amerikane, thonë se një pjesë e madhe e akullit në perëndim të Antaktikut, është shkëputur dhe se tashmë gjendet në një pikë të pakthyeshme.

Ndryshimi i klimës globale i shtyrë nga serat e gazit në atmosferë, e ka destabilizuar këtë pjesë të akullit por sipas tyre, nuk mund të përjashtohet as faktori njëri.

Gjetjet e hulumtimit të shkencëtarëve janë publikuar nga një revistë e Bashkimit Gjeofizik amerikan dhe nga revista “Science”.
XS
SM
MD
LG